NGA E HËNA, NIS VAKSINIMI HPV I VAJZAVE NGA MOSHA NËNVJEÇARE

Vaksinimi i vajzave nga mosha nëntëvjeçare me vaksinën HPV do të fillojë të hënën, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, në takimin në ISHP. Ai rikujton se vaksinimi është një masë parandaluese që krahas sigurimit të ujit teknikisht korrekt për pije dhe higjienë, ka shpëtuar më së shumti jetë në historinë e mjekësisë. Përgjegjësi të veçantë, siç bëri të ditur ai, kanë ekipet e pediatërve të përzgjedhur, gjinekologëve të përzgjedhur, drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë. Duke theksuar rëndësinë e futjes së vaksinës HPV në kalendarin e imunizimit, drejtori i ISHP-së, Igor Galliq tha se edhe pse ishin të preokupuar nga barra e rëndë e pandemisë COVID-19, “ne arritëm të bëjmë shumë nga fundi i vitit të kaluar e deri më sot, konkretisht të përgatitemi për fillimin e vaksinimit kundër papillomavirusit human në vendin tonë”.

SHARE