EKONOMIA E MALIT TË ZI PO RIMËKËMBET FUQISHËM

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Millatoviq tha se ekonomia e Malit të Zi në vitin 2021 po regjistron një rimëkëmbje të fortë. Ai shkroi në Twitter se aktiviteti ekonomik në Malin e Zi vitin e kaluar arriti në 4.186 miliardë euro dhe ishte deri në 765 milionë euro më pak se në vitin 2019. “Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, Mali i Zi regjistroi recesionin më të madh vitin e kaluar! Ekonomia po regjistron një rimëkëmbje të fortë në 2021,” thekson Millatoviq.

SHARE