DIGJET RESORTI POPULLOR NË TURQI, ERËRAT E FORTA “ERASHKË” PËR FLAKËT-REAGON ERDOGAN

Zjarrfikësit në Turqi janë duke luftuar me një zjarr masiv në provincën veriperëndimore të Çanakalesë.

Këto zjarre kishin nisur një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta, të ushqyera nga erërat e forta në rajon. Të ndihmuar nga helikopterë, ekipet zjarrfikëse luftuan gjatë gjithë natës me flakët që gllabëruan edhe disa shtëpi. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam deklaroi se mbi 1.200 persona nga nëntë fshatra u evakuuan, ndërsa 48 vetë patën nevojë për trajtim mjekësor.

Me qëllimin të lejoheshin helikopterët të mblidhnin ujë për të shuar flakët, trafiku detar në ngushticën e Dardaneleve, ngushticë që lidh detin Egje me Detin e Zi, u pezullua sërish. Vetëm një ditë më parë, tetëmbëdhjetë njerëz u gjetën të vdekur pranë kufirit grek më Turqinë në një zonë malore në veri të Greqisë, e cila është përfshirë nga zjarret në katër ditët e fundit. Dyshohet se të vdekurit ishin emigrantë.

Ndërkohë, zjarret që shpërthyen pranë një resorti turistik mjaft popullor në Turqinë jugperëndimore janë vënë në masë të madhe nën kontroll, e pohuar kjo nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan. Flakët shpërthyen një ditë më parë në rajonin Bördübet, pranë Marmaris në bregun e Detit Egje dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkrumbuar disa pjesë të pyjeve me pisha aty pranë e duke detyruar me qindra njerëz të braktisnin shtëpitë e tyre.

Gjatë një bisede me gazetarët pas inspektimi të zonës, Erdogan tha se rreth 4,000 hektarë toke u prekën nga zjarri. Përpjekjet për ripyllëzim do të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai. Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike.

Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere, ndërsa disa vende kanë pësuar viktima në njerëz edhe nga stuhi të furishme dhe përmbytje.

SHARE