Instituti për Shëndet Publik ka propozuar që mësimi në shkollë nga shtatori të jetë 45 minuta dhe të mos jetë e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse gjatë vijimit të mësimit. Mbajtja e maskës mbrojtëse, siç theksuan ata, mbetet një rekomandim i fortë (jo masë) për mësuesit dhe nxënësit. “Nëse pas fillimit të vitit shkollor do të ketë një përkeqësim të situatës epidemiologjike që do të dëmtonte në masë më të madhe shëndetin e kësaj popullate jashtëzakonisht të ndjeshme, masat kundër epidemisë do të korrigjoheshin”, tha ISHP, pas një takim me autoritetet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit. Masat e propozuara, shtuan ata, fillimisht duhet të pranohen nga organet kompetente të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, përgjegjëse për reagimin ndaj kërcënimit të shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia e sëmundjes infektive Covid-19.