INSTITUTI: 9 HUMBJE JETËSH, 415 RASTE TË REJA

Në Mal të Zi, nëntë persona të tjerë vdiqën nga efektet e virusit korona. Brenda 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 415 raste të reja pozitive të infeksionit, 383 në mesin e qytetarëve të Malit të Zi dhe 32 në mesin e turistëve. Gjatë ditës së djeshme, nëntë vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 u raportuan në: Tivar (3), Ulqin (1), Bijello Pole (1), Tivat (1), Plav (1), Kotorr (1) dhe Cetijë (1). Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 22.08.2021., ishte 14.40%. Deri në orën 15:00, shërimi u raportua në 206 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 6,426, njoftoi ISHP. Aktualisht në Tuz janë 78 raste aktive.

SHARE