Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare me Japoninë, e cila parashikon një tarifë të përgjithshme prej 15% për mallrat japoneze të importuara në Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan e përshkroi marrëveshjen si “ndoshta më të madhen që është arritur ndonjëherë”.
Sipas kësaj marrëveshjeje, Japonia do të investojë 550 miliardë dollarë në SHBA, ku 90% e fitimeve do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara. Trump premtoi se ky investim do të krijojë qindra mijëra vende pune.
Kryeministri japonez Shigeru Ishiba deklaroi se taksat për automjetet janë ulur në 15%, duke rritur ndjeshëm importet e makinave japoneze, me markat Toyota dhe Mitsubishi që shënuan rritje prej rreth 14% secila.
Ai shtoi se Japonia është vendi i parë në botë që ka ulur tarifat për automjetet dhe pjesët e tyre pa vendosur kufizime në vëllim.
Pas njoftimit, aksionet në bursën e Tokios u rritën mbi 3%, kryesisht për shkak të fitimeve në sektorin e automobilave.
Trump theksoi gjithashtu se Japonia ka rënë dakord të hapë tregun e saj për mallra të ndryshme, përfshirë makinat, kamionët, orizin dhe disa produkte të tjera bujqësore.
Ky progres e bën Japoninë një nga pesë vendet që kanë nënshkruar marrëveshje tregtare me SHBA, së bashku me Britaninë, Vietnamin, Indonezinë dhe Filipinet.
Marrëveshjen me Filipinet Trump e nënshkroi të martën, duke vendosur tarifa prej 19% për importet nga ky arkipelag aziatik.