Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët në Kuvend kanë filluar diskutimin për ribalcin e buxhetit për këtë vit, i cili po bëhet për shkak të korrigjimeve teknike në përputhje me organizimin e ri të administratës shtetërore dhe përmirësimit të buxhetit kapital.
Ribalanci teknik është i nevojshëm edhe për shkak të krijimit të Ministrisë së Punëve Publike, si dhe Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, e cila është formuar nga sektorët e minierave, naftës dhe gazit dhe energjisë.
Ministri i Financave, Novica Vukoviq, përsëriti se, krahasuar me Ligjin për buxhetin për vitin 2025, janë bërë ndryshime teknike dhe si pasojë ka pasur një rritje të buxhetit prej vetëm shtatë eurosh.
Vukoviq shtoi se të ardhurat për këtë vit prej 4,02 miliardë eurosh shpërndahen në: buxhetin e rregullt me 1,5 miliardë, fondet me 1,3 miliardë, buxhetin kapital me 280 milionë, rezervën buxhetore me 43 milionë euro dhe për transaksione dhe financime 890 milionë euro.
Qeveria e miratoi vendimin për ribalancin e buxhetit në mes të qershorit.