Sot në sallen e Kuvendit të Komunës së Tuzit përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, prezantuan agro buxhetin për vitin aktual i cili ka shumën prej 44.8 milion euro, 27.1 milion nga mjetet nacionale, 9.3 milion euro nga donacionet dhe 8.3 milion euro nga mjetet kredituese. Edhe se një numer i vogël i fërmerëve të Malësisë ishin të pranishëm në këtë prezantim, nuk mungoi interesimi i lartë i të pranishëmve për tu njohur me masat dhe kriteret e parashikuara për këtë vit, në mënyrë që të marrin ndihmën e cila ju takon. Ata shfaqen pakënaqësit dhe probemet me të cilat po ndeshen dita ditës si dhe shpalosen disa porpozime për të nxitur edhe të rinjët në këtë sektor. Për prodhimtarinë bimore për këtë vit gjithseit janë paraparë 2 milion e 50 mijë euro ose 30% më tepër se në vitin e kaluar. Mjetet e ndara për blegtori janë rritur prej 3 milion e 500 mijë në 4 milion e 165 mijë euro ose 19%. Po ashtu janë rritur edhe premitë për lopë dhe mëshqerra nga 5 euro, kurse për dele dhe dhi nga 1 euro për kokë. Me Agro buxhetin e ri janë ndarë mjete përkrahëse edhe për zhvillimin e prodhimtarisë së qumështit, si dhe të përpunimit të qumështit. Si rezultat i interesimit të madh të prodhuesve për këtë qellim mjetet mbështetëse janë rritur në vitin e kaluar mbi 30%. Me hyrjen në fuqi të Agro buxhetit janë krijuar kushtet për realizimin e të gjitha masave të politikës agreare të parapara për këtë vit u tha mes tjerash gjatë këtij prezantimi nga përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë.