Misioni për vlerësimin e nevojave të ODIHR, do të kërkojë që përveç ekipit themelor të OSBE të analistëve të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet në Mal të Zi, edhe 16 vëzhgues shtesë nga vendet anëtare të cilët do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në vend si dhe 100 vëzhgues afatshkurtër të cilët do të përcjellin ditën zgjedhore me 30 gusht.
Kjo vlerësohet në raportin të cilin e kanë hartuar raportuesit Vlladimir Misev, këshilltar i lartë për teknologjitë e reja të votimeve dhe Oleksij Liçkovah, këshilltar për zgjedhje në ODIHR, dhe të cilët kanë qëndruar në Mal të Zi prej 6 deri me 10 korrik të këtij viti, shkruan gazeta, “Pobjeda”.
Para se ODIHR të formojë misionin vëzhgues, formohet misioni për vlerësimin e nevojave disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
Brenda disa ditëve, anëtarët e repartit për zgjedhje në ODIHR-it realizojnë vlerësimin e nevojave me qëllim që të vërtetohet nevoja për vëzhgimin e zgjedhjeve.