ISHP: 13 RASTE TË REJA, 2 VIKTIMA

13 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Malin e Zi dhe është raportuar vdekja e dy pacientëve me Covid, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Gjatë ditës së djeshme, dy vdekje në lidhje me infeksionin Covid-19 u raportuan në Institut, nga komunat e mëposhtme: Danilovgrad (1), Podgorica (1), nga të cilat i riu ishte 75 dhe i moshuari 81,” njoftoi ISHP. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,608. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 19 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Mal të Zi është 288.

SHARE