SHQIPËRIA DHE BOSNJA E HERCEGOVINA VENDET MË TË VARFËRA, MALI I ZI ME 60% TË MESATARES

Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina janë vendet më të varfra në Evropë, sipas të dhënave të lëshuara nga agjensia evropiane e statistikave Eurostat javën e kaluar.

Agjencia publikoi të dhëna për “konsumin aktual individual” (AIC), i cili është një masë e mirëqenies materiale të familjeve.

Prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është në një nivel shumë më të ulët. AIC në Bosnjë dhe Hercegovinë ishte vetëm 42 përqind e mesatares së BE-së, dhe vetëm Shqipëria është më e keqe me 40 përqind të mesatares.

Maqedonia e Veriut ishte me 43 përqind të mesatares, Serbia me 49 përqind, Mali i Zi me 60 përqind dhe Kroacia me 66 përqind.

SHARE