Sipas Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht në Mal të Zi, janë 54 raste aktive me koronavirus.
“Që prej analizave të fundit, laboratorët e ISHP kanë përfunduar analizën e 45 mostrave, tre prej të cilave ishin pozitive më koronavirusin e ri. Rastet pozitive janë nga Bijello Pole dhe të gjithë kontakte me persona të identifikuar më parë pozitive”, theksuan nga ISHP.
Situata nëpër Komuna është:
Rozhaj: 19
Podgoricë: 16
Bijello Pole: 4
Tivar: 3
Berane: 3
Ulqin: 3
Budva: 3
Cetinje: 2
Danillovgrad: 1