Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me anë të një deklarate ka thënë se i gëzohet rezultateve të shkëlqyera të zgjedhjeve në Luginën e Preshevës.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjeloshaj ka thënë se shqiptarët kur bashkohen ata gjithmonë fitojnë.
“Jam shumë i lumtur për rezultatet e shkëlqyera që subjektet shqiptare arritën në Luginën e Preshevës. Mbas fitorës së madhe të shqiptarëve në Tuz, në marsin e vitit të kaluar, fitorja e shqiptarëve në Serbi dëshmon më së miri se kur shqiptarët bashkohën përherë fitojnë!”, ka shkruar Gjeloshaj.
Gjeloshaj më tutje ftoi subjektet shqiptare në Ulqin të reflektojnë dhe të bashkohen.
“Me këtë rast dua edhe publikisht t’i ftoj subjektet shqiptare në Ulqin, që të reflektojnë dhe të bashkohën pa kushte, por në bazë të principeve të punës dhe suksesit në vepër, se vetëm në këtë mënyrë ata mund t’a kthejnë qeverisjen në Ulqin, sikur ne vepruam në Tuz!” , ka shkruar Gjeloshaj.
Gjeloshaj theksoi që edhe në proceset tjera politike që pasojnë, të vazhdohet fryma e bashkimit që e filloi Malësia, sepse po dëshmohet se është rruga e vetme politke për arritjen e aspiratave dhe integrimin e merituar të shqiptarëve kudo që jetojmë e veprojmë!