BE-ja JEP DRITËN JESHILE PËR TË HAPUR KAPITULLIN 8

Mali i Zi mori dritën jeshile nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) për të hapur kapitullin e bisedimeve 8 – Konkurrencës, mëson korrespondenti i TVMZ nga burime diplomatike në Bruksel.

Përfaqësuesit e vendeve të BE-së në Grupin e Punës të Këshillit të Zgjerimit të BE folën pozitivisht për propozimin për hapjen e kapitullit të fundit të negociatave me Malin e Zi, dhe ai duhet të konfirmohet nesër nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.

Një konferencë ndërqeveritare për hapjen e Kapitullit 8 mund të mbahet në fillim të javës tjetër.

Kapitulli 8, Konkurrenca është një nga kapitujt më të kërkuar të negociatave që gjithmonë hapet dhe mbyllet e fundit, sipas faqes zyrtare të Zyrës për Integrime Evropiane të Malit të Zi.

Lidhur me propozimin për hapjen e kapitullit të fundit të bisedimeve, Kryeministri i Malti të Zi, Dushko Markoviq, tha se kjo është një ditë e shkëlqyer për Malin e Zi sepse do të bëhet vendi i parë kandidat që do të hapë të gjitha kapitujt e bisedimeve.

Ai theksoi se kjo është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Malit të Zi për përmbushjen e suksesshme të detyrimeve nga agjenda evropiane dhe një konfirmim tjetër i pozicionit tonë drejtues në procesin e zgjerimit.

SHARE