Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq shkroi në rrjetin X se Mali i Zi do të marrë përsipër organizimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor për vitin 2026.
“Mali i Zi do të marrë përsipër organizimin e samitit BE-Ballkani Perëndimor për vitin 2026! Para mbylljes së të gjitha kapitujve, do të kemi udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së në Mal të Zi për t’i bërë për vete me bukurinë e vendit dhe popullit tonë”, shkroi Spajiq.