SHQIPËRIA E DYTA NË EUROPË PËR REFUZIME NË KUFIJTË E BASHKIMIT EVROPIAN NË VITIN 2024

Dusk Cityscape Tirana, Albanian Capital from drone

Foto: Tirana

Shqipëria renditet e dyta pas Ukrainës, sa i takon refuzimit për të kaluar kufijtë e Bashkimit Europian.

Për nga numri i refuzimeve Shqipëria ndiqet nga Moldavia, Turqia, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Gjeorgjia.

Sipas të dhënave të Eurostat, përgjatë vitit 2024 janë refuzuar 14 mijë e 260 shtetas shqiptar që kanë tentuar të kalojnë kufijtë tokësorë, ujorë apo detarë.

Dominojnë refuzimet nga shtetet fqinje si Greqia dhe Italia, ku Shqipëria ka pasur emigracion historikisht, por tentativa të dështuara për të kaluar kufirin janë regjistruar edhe në Lituani, Hungari apo Gjermani.

Ndër shkaqet kryesore për refuzimin e shqiptarëve në kufijtë e unionit europian renditen: fakti që qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk kanë qënë të justifikuara apo ka pasur edhe raste kur është lëshuar një sinjalizim apo alert. Në total, gjatë vitit 2024, 110 mijë e 385 shtetas nga vendet e treta morën urdhër për t’u larguar nga vendet e Bashkimit Europian.

Kjo shifër është rritur me 19.3 për krahasuar me një vit më parë.

SHARE