RRITEN TARIFAT NDAJ IMPORTEVE RUSE / VENDIMI KALON ME SHUMICË VOTASH NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Foto: Bota Sot

Me 411 vota pro dhe 100 kundër, deputetët evropianë i dhanë këtë të enjte dritën jeshile propozimit për rritjen e tarifave ndaj importeve ruse të plehrave që përdoren në bujqësi.

Parlamenti Europian miratoi projektligjin që do të vërë në zbatim tarifat e reja në muajin korrik, të cilat do të rriten gradualisht deri në pikën kur importet ruse të këtyre produkteve të mos kenë më akses në tregun europian në vitin 2028.

“Tre vite pas pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja duhet t’i japë fund kontributit në makinerinë ruse të luftës dhe duhet të kufizojë varësinë e fermerëve europianë ndaj plehrave rusë,” u shpreh një nga eurodeputetet.

Lëvizja e Parlamentit Europian u dënua nga Rusia, sipas së cilë Evropa po e dëmton veten.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, u shpreh se Rusia do të kompensohet përmes tregjeve në zona të tjera. BE, kërkon që blloku të rrisë prodhimin e vet të plehrave për bujqësinë.

Kjo lëvizje e Brukselit u mirëprit nga industria e këtyre produkteve.

Brukseli ka argumentuar se në rast të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të këtyre produkteve, mund të heqë tarifat ndaj importeve nga Afrika e Veriut, Azia Qendrore, SHBA-ja apo Nigeria.

SHARE