MOTI I KEQ, SHKATËRRIM NË JUG TË FRANCËS, VIKTIMA E TË ZHDUKUR

Foto: Top Channel

Stuhi të forta dhe përmbytjet që i pasuan, kanë shkaktuar vdekje e shkatërrime në Var të Francës juglindore.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën e dy të tjerë  mbeten të zhdukur pas reshjeve të dendura, të cilat kanë sjellë që nga fillim java vërshim ujërash në këtë rajon. Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur në makinën e tyre në zonën e Cavalière, raportojnë mediat lokale.

Ujërat e rrëmbyer e morën me vete makinën e tyre, duke mos i lënë mundësi shpëtimi. Një tjetër grua u gjet e pajetë po në automjetin e saj.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonë, duke bllokuar rrugë e duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Presidenti Emmanuel Macron shkroi në X se forcat e shpëtimit janë angazhuar maksimalisht për të asistuar popullatën lokalë.

Autoritetet në qytetin bregdetar Le Lavandou kanë nisur sakaq përpjekjet e pastrimit dhe hapjes së rrugëve, edhe pse siç thonë, dëmet janë të mëdha e prekin ura, brigje, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, e pothuajse të gjithë vijën bregdetare.

Një situatë e ngjashme u regjistrua dhe në një pjesë tjetër të globit, në Australi, me një situate krize në Neë South Ëales, ku vërshimi i ujërave ka marrë disa jetë njerëzish, ka shkaktuar një kaos të transportit e ka nxitur shumë evakuime.

Me 50.000 banorë të izoluar tashmë nga ujërat e përmbytjeve, autoritetet kanë lëshuar 160 paralajmërime, 37 nga të cilat janë në nivel emergjence.

SHARE