Mënyra e Shëndetshme e Gatimit të Peshkut në Tigan në 20 Minuta

Peshku shumë i preferuar për çdo tavolinë, karakterizohet nga shija e veçantë e tij.

Recetat më të njohura të peshkut janë ato në furrë apo peshk i skuqur.

Shija tek të dyja është e mrekullueshme dhe konsiderohet si një ushqim i veçantë që përgatitet po në raste të veçanta.

Megjithëse konsumimi i këtij ushqimi rekomandohet shumë për shkak të vlerave të jashtëzakonëshme shëndetësore që ka.

Në mënyrë që t’a bëni atë më shpesh dhe pa mbushur shtëpinë me aromë AgroWeb.org ju sjell një mënyrë të re shumë të shëndetëshme e të shijshme përgatitje.

Peshku i zier në tigan dhe i mbuluar me domate qëndron mes supës dhe gatimit të peshkut në tavë.

Mendohet që kjo recetë të ketë prejardhje të lashta dhe është krijuar nga vetë peshkatarët.

Duke qënë se çmimi i kripës shumë vite më parë ishte shumë i lartë, ata i gatuanin pjatat e tyre të peshkut në tigan duke përdorur ujë deti dhe domate.

Uji i detit zevëndësontë pikërisht kripën e munguar.

Gjithsesi në recetën e sotme kjo metodë nuk përdoret më.

Përtej prejardhjes se veçantë së kësaj pjate, do të jetë shija e mirë e saj që do të bëjë bashkë të gjithë familjen.

Ndiqeni më poshtë sipas këshillave të AgroWeb.org mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij peshku.

Përbërësit

  • 1 peshk rreth 400 gr
  • 250 gr domate
  • 2 thelbi hudhër
  • 2-3 lugë uthull e bardhë rrushi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 gotë ujë
  • kripë
  • piper
  • 1 tufë majdanoz

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të pastroni fillimisht mirë peshkun dhe të prisni domatet në copa të vogla.

Nëse do të përdorni domate të vogla qershi, mjafton t’i prisni ato përgjysmë.

Më pas zgjidhni një tigan të thellë dhe të gjerë për të vazhduar me pjesën tjetër të gatimit.

Vendosni në tigan peshkun e pastruar mirë dhe copëzat e domateve që pretë më parë.

Hidhni thelbinjtë e hudhrave, majdanozin e grirë hollë dhe vaj ulliri sipas dëshirës tuaj.

Në fund shtoni ujin bashkë me pak uthull rrushi.

Për një shije më të fortë uthullën e rrushit mund t’a zëvendësoni me gjysmë gotë vetë të bardheë dhe gjysmë gotë ujë.

Shtoni sipas dëshirës edhe kripën bashkë me piperin dhe mbulojeni tiganin tuaj me një kapak hermetik.

Vendoseni tiganin në zjarr të mesëm për 20 minuta, gjatë kësaj kohe kontrollojeni peshkun dhe lageni me ujin e tij herë pas here.

Ndonëse 20 minuta janë të mjaftueshëm për një peshk të madhësisë që receta parashikon koha ndryshon në varësi të peshkut.

Pra, nëse keni peshq më të vegjël koha mund të jetë më e shkurtër ose e kundërta.

Pasi të shikoni që peshku është gatuar plotësisht, mund t’a shërbeni në tavolinë duke e shoqëruar me domate dhe lëng.

Sipas dëshirës, shtoni përsëri edhe pak madanoz të grirë për një shije më të freskët.

SHARE