NGA E MËRKURA MË LIRË NAFTA DHE BENZINA MË E SHTRENJT

Benzina do të rritet ndjeshëm sërish nga e mërkura, ndërsa nafta do të jetë më e lirë, raporton Televizioni Vijesti, duke iu referuar informacioneve nga kompanitë e naftës. Të dyja llojet e benzinës do të rriten për nëntë cent, kështu që Eurosuper 98 dhe 95 do të kushtojnë 1.68 euro dhe 1.64 euro në 15 ditët e ardhshme, transmeton portali Vijesti. Eurodieseli, nga ana tjetër, do të jetë më i lirë për pesë cent – 1.57 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të jetë katër cent më e lirë, pra do të kushtojë 1.74 euro në dy javët e ardhshme. Çmimet e reja do të vlejnë nga mëngjesi i së mërkurës dhe janë llogaritur me akciza të reduktuara më parë, falë të cilave karburanti para dy javësh është ulur nga 14 deri në 18 cent.

SHARE