Foto: KosovaPost
Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, do të vizitojë Malin e Zi më 24 dhe 25 prill, njoftoi NATO.
Ajo nesër në Podgoricë do të bisedojë me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.
Shekerinska do të vizitojë edhe Qendrën Kibernetike të Ballkanit Perëndimor si dhe Qendrën Operative të Qeverisë për Sigurinë Kibernetike, ndërsa të premten do të marrë pjesë në Samitin e Rinisë së NATO-s në Budva.