Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Me konfirmimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe, Mali i Zi ka vetëm një shans për të zhvilluar projekte në fushën e turizmit, energjisë, infrastrukturës dhe IT-së dhe në këtë mënyrë të sigurojë investime të mëdha, tha kryeministri Millojko Spajiq.
“Investimet e reja aty ku janë të dëshirueshme – do të sigurojnë rritje ekonomike, dhe rritja ekonomike do të kontribuojë në paga dukshëm më të larta dhe vende më të mira të punës për pasardhësit tanë, si dhe të ardhura më të larta të shtetit, të cilat në këtë mënyrë do të përmirësojnë shëndetin, arsimin, rrugët, sigurinë etj.”, tha kryeministri.
Me konfirmimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe, siç tha kryeministri, Malit të Zi vetëm i jepet mundësia të zhvillojë projekte në fushën e turizmit, energjetikës, infrastrukturës dhe IT-së dhe në këtë mënyrë të sigurojë investime të mëdha.
“Ratifikimi i marrëveshjes është vetëm një hap i vogël, tani kemi shumë punë përpara nesh! Jemi të sigurt se në një dialog të hapur social, me pëlqimin e komuniteteve lokale, bashkërisht do të dalim me projektet më të mira zhvillimore nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Malit të Zi. Për të qenë i përjetshëm duhet të jetë i shkëlqyer dhe i pasur”, ka thënë Spajiq në rrjetin X.