Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi miratoi ligje për konfirmimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe konfirmimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Deputetët përfunduan diskutimin dhe votimin në orën 01:00 pas mesnate.
Për miratimin e Ligjit për konfirmimin e marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik votuan 50 deputetë, ndërsa 10 ishin kundër.
Për marrëveshjen e dytë, konkretisht konfirmimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe pro votuan 46 deputetë, 10 ishin kundër ndërsa 4 abstenuan.
Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve u larguan nga salla plenare e Kuvendit para votimit.
Përfaqësuesit e Qeverisë, gjatë diskutimit në Kuvend, theksuan se asnjë investim në bazë të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të ndodhë në asnjë komunë që është kundër.
Autoritetet ekzekutive pohojnë se këto dy marrëveshje historike i hapin rrugë investimeve që, duke marrë parasysh nivelin dhe shtrirjen e tyre potenciale, nuk janë parë deri më tani, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në rajon më të gjerë.