Fëmijët me autizëm kanë nevojë për mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme në procesin e përfshirjes sociale, tha zëvendëskryeministri për Demografi dhe Rini dhe njëherësh kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve Dragosllav Shqekiq.
Shqekiq thirri një seancë tematike të Këshillit për të Drejtat e Fëmijëve kushtuar kuptimit dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.
Ai vuri në dukje rëndësinë e të kuptuarit të problemeve dhe nevojave të fëmijëve me autizëm dhe ofrimin e mbështetjes për ta dhe familjet e tyre për t’i integruar ata në shoqëri në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Në muajin kur festohet Dita Botërore e Autizmit, ne të gjithë përpiqemi të kuptojmë gjithçka me të cilën përballen familjet e fëmijëve të spektrit të autizmit, megjithatë, ajo që është e rëndësishme është që ky duhet të jetë një proces i vazhdueshëm dhe që ne të pranojmë fëmijë dhe të rritur me autizëm dhe të ofrojmë mbështetje dhe mirëkuptim për të gjitha 365 ditët e vitit. Krahas pranimit, ata kanë nevojë edhe për përkrahje sistematike dhe ne jemi të obliguar ta ofrojmë atë”, tha ministri Shqekiq.
Në seancë u vlerësua se e vetmja mënyrë për të arritur një përfshirje cilësore të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara është përmes përpjekjeve të përbashkëta.