REGJISTROHEN 7 VIKTIMA, 139 RASTE TË REJA

Në Malin e Zi, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), shtatë persona kanë vdekur nga efektet e koronavirusit dhe janë regjistruar 139 infeksione të reja. Nga dje, 7 vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut në pacientë në: Podgoricë (2), Berane (1), Nikshiq (1), Tivar (1), Budva (1) dhe Kollashin (1). Deri në orën 3 pasdite u raportua shërimi i 226 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtas, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Mal të Zi është 2,835, në komunën e Tuzit 35.

SHARE