MINISTRJA BOROVINIQ-BOJOVIQ VIZITË ZYRTARE NË HUNGARI

Ministrja e Shëndetësisë Jellena Boroviniq Bojoviq me bashkëpuntor ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku ata patën sot një takim me Ministrin e resurseve njerëzore Miklosh Kashler. Siç u njoftua, rezultati i parë konkret i kësaj vizite të delegacionit të Malit të Zi do të jetë shqyrtimi shumë i shpejtë i palës hungareze për të lehtësuar mënyrat e hyrjes së pasagjerëve nga Mali i Zi – si qytetarë malazezë ashtu edhe hungarezë dhe pasagjerë që hyjnë nga Mali i Zi. Boroviniq Bojoviq prezantoi përvojat dhe sfidat aktuale të Malit të Zi dhe falënderoi kolegun e saj hungarez për ndihmën që Hungaria i ka dërguar Malit të Zi në formën e testeve PCR, në dhurimin e paralajmëruar të aparateve të frymëmarrjes, por edhe për format e tjera të solidaritetit dhe mbështetjes që janë vendimtare në kohët aktuale. Boroviniq Bojoviq dhe Kashler, siç u njoftua, ranë dakord që vaksina më e mirë është ajo që është e disponueshme së pari dhe se vaksinimi është mënyra e vetme për të dalë nga një pandemi që nga natyra nuk njeh kufij.

SHARE