AXHENDA E GJELBËR PËR MALIN E ZI ËSHTË NJË NGA PËRPARËSITË E QEVERISË

Një nga përparësitë më të rëndësishme të Qeverisë së Malit të Zi është axhenda e gjelbër për Malin e Zi, tha Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Ai theksoi se e ardhmja jonë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot. “Unë jam mirënjohës Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varheli dhe Komisionit Evropian për mbështetjen e Malit të Zi në hapat që kemi ndërmarrë në ndërtimin e së ardhmes tonë neutrale ndaj karbonit,” shtoi Krivokapiq. Ndërsa, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin se Ditës Ndërkombëtare të Tokës tha se strategjia kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm është duke pritur zbatimin e saj të plotë, dhe rimëkëmbja është një mundësi për të vendosur gjërat në vendin e tyre dhe për të përmirësuar kushtet për një të ardhme të shëndetshme, më të sigurt, më elastike dhe të qëndrueshme.

SHARE