ABAZOVIQ: NDRYSHIMET NË PROKURORI TË DOMOSDOSHME

Në ndërtesën e vjetër të Qeverisë sot u mbajt diskutimi i dytë publik i organizuar nga Qeveria e Malit të Zi, lidhur ndryshimin e ligjeve mbi prokurorinë. Abazoviq me këtë rast tha se askush deri tani nuk e ka kundërshtuar domosdoshmërinë e ndryshimeve në prokurori, por çështje kontestuese mbetëm vetëm modelet dhe për kë duhet marrëveshja e të gjithëve. Udhëheqësja e Këshillit nacional për luftë kundër korrupsionit, Vanja Qalloviq Markoviq, tha se nuk ka dilemë se prokurorët duhet të largohen, por kjo duhet të ndodhë në mënyrë legjitime, në të kundërtën pasojat do të jenë katastrofike. Ajo theksoi se ky debat po organizohet për shkak të presionit të madh të publikut. Qalloviq tha se si shoqëri nuk duhet lejuar që çdo ndryshim i pushtetit të ndryshojë edhe prokurorët.

SHARE