ISHP: NUK KA RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik janë analizuar 295 mostra dhe që nga sot në mëngjes deri në orën 16:30, nuk janë regjistruar raste të reja të sëmundjes koronavirus, kështu që numri i personave të infektuar në Mal të Zi është ende 316.

Sipas informacioneve të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, 24 persona janë të shtruar në spital, 123 janë shëruar që prej fillimit të epidemisë, dhe 1974 janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe sanitare.

Ndër analizat e përfunduara ishin gjetjet e dyta radhazi negative për 7 pacientë të tjerë të konsideruar të shëruar në Bijelo Polje (4), Tivar (2) dhe Podgoricë (1).

SHARE