BANKA QENDRORE SHQYRTON MUNDËSIN E FUTJES SË MASAVE SHTESË

Banka Qendrore e Malit të Zi shqyrton edhe futjen e masave shtesë me qëllim të dhënies së përkrahjes për qytetarët dhe ekonominë me ç’gjë ndikimi negativ i koronavirusit për qytetarët dhe afaristët si dhe për sistemin e përgjithshëm financiar të Malit të Zi do të zbutej dukshëm. Shqyrtohet edhe sigurimi i qasjes më efikase dhe katalizimi i linjave më të volitshme kredituese e sistemit financiar nga ana e Bankës Evropiane për zhvillim dhe rindërtim, për klientët ekzistues dhe klientët e ri, nga sistemi bankar i Malit të Zi nga paketa e re e solidaritetit e cila kap shumën e 3 miliardë dollarëve. Siç është kumtuar nga Banka Qendrore, Mali i Zi është njëra ndër vendet e radha në botë e cila e ka miratuar moratoriumin dhe llogaritja e kamatave gjatë kësaj kohe do të zbatohet në formën identike si edhe në juridiksionet tjera.

SHARE