Organizimi më i mirë i prodhuesve bujqësorë, për shembull nëpërmjet shoqatës së klasterit, por edhe nëpërmjet një ofertë më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse, është një parakusht i rritjes i interesimit të përfaqësuesve të sektorit të turizmit për produktet vendase, vlerësuan nga Aleanca Biznesore e Malit të Zi.
Përfaqësuesit e Aleancës Biznesore, deklaruan se e gjithë biseda për domosdoshmërinë e lidhjes së sektorit të bujqësisë dhe turizmit nuk ka efekt të vërtetë, derisa ky bashkëpunim nuk konkretizohet në planin afatgjatë.
Ata mendojnë se bashkëpunimi midis sektorit privat dhe atij publik po bëhet gjithnjë e më intensiv, i cili vetëm kontribuon në krijimin e një mjedisi më stimulues të biznesit në Malin e Zi.
“Kohët e fundit, sipas mendimit të përgjithshëm, Panair i suksesshëm Bujqësor në Podgoricë është një shembull i mirë i këtij bashkëpunimi. Ajo që mund të nxirret nga përfundimi i këtij dhe manifestimeve të ngjashme, të organizuara nga përfaqësuesit e sektorit privat dhe publik, është nevoja e pjesëmarrjes më të madhe të përfaqësuesve të sektorit të turizmit “, kumtuan nga kjo Aleancë.
Sipas tyre, bashkëpunimi me prodhuesit bujqësor mund të bëhet para së gjithash në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e këtyre dy sektorëve.