ASH-ja, FTON PARTITË SHQIPTARË TË PËRKRAHIN LISTAT E TYRE, LDSH PËR KANDIDAT TË PAVARUR

Alternativa Shqiptare, kërkoi zyrtarisht mbështetjen e partive shqiptare, që të përkrahin listat e tyre në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe Plavë.

Nga ASH-ja, kumtojnë se dëshirojnë të njoftojnë opinionin e gjerë që ASH ka sjell Vendim që jetë pjesë e garës politike për zgjedhjet lokale të 27 majit, në komunat e Plavës dhe Podgoricës.

“Mbasi në detaje kemi analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, të vitit 2014, si dhe ato të vitit të kaluar në Tuz dhe analizës aktuale në teren, vlerësojmë që ne jemi i vetmi subjekt nacional që mund të ruaj përfaqësimin lokal në Plavë, si dhe t’a arris statusin e përfaqësimit në Kuvendin e Podgoricës”, kumtojnë nga ASH-ja.

Sa i përket komunës së Plavës ata theksojnë se ata janë i vetmi subjekt nacional i përfaqësuar në Kuvend atje dhe Jo vetëm se do të ruajnë statusin parlamentar, por që në bazë të analizave të bëra nga ata në teren, sipas tyre ekziston mundësia që të rrisin numrin e këshilltarëve atje.

”Vlerësojmë që subjektet nacionale njëherë e përgjithmonë duhet të heqin dorë nga listat që vetëm dëmtojnë, gjegjësisht djegin votat dhe pengojnë përfaqësimin e shqiptarëve në nivele të ndryshme.

Përveç këtyre çështjeve, Kryesia e ASH ka vendos që për bartës të listave të jenë Nik Gjeloshaj për Podgoricë, kurse Ibër Hoti për Plavë.

Lidhur me këtë ditë më parë nga Lidhja Demokratike Shqiptare, propozuan që, partitë politike shqiptare, kësaj radhe, të rreshtohen pas një kandidati të pavarur.

Nga kjo parti kumtojnë se ata ishin në pritje të reflektimit dhe përgjigjes së subjekteve tjera politike shqiptare, lidhur me kërkesën e tyre, që të rreshtohen pas një kandidati të pavarur, si opsioni më i përshtatshëm për të bashkëpunuar dhe për të siguruar përfaqësim autentik të shqiptarëve, në Podgoricë dhe Plavë, mirëpo, në vend të saj, siç sqarojnë ata fituan kërkesë nga ASH-ja për të përkrahur subjektin e tyre.

Nga LDSH kumtojnë se ASH, në shkresën e vet, deklaron se është i vetmi që mund të ruaj statusin parlamentar në Komunën e Plavës si edhe të arris statusin parlamentar në komunën e Podgoricës.

Sipas LDSH. Kërkesa e ASH-së është pak e pakuptimtë.  “Nëse këtë mund ta bëjnë si të vetmit, e në anën tjetër ftojnë që me mbështetjen e tonë publike, t’i ndihmojmë”, kumtojnë nga LDSH-ja.

“Duke e vlerësuar rreshtimin mbas ideologjisë që në vendin e parë ka qytetarin/votuesin, si të vetmen mundësi të bashkëpunimit, e jo partinë, mbetemi në pritje të reflektimit, konform kërkesës sonë. Njëkohësisht lajmërojmë ASH-në dhe opinionin e gjerë, se LDSH-së, nuk i shkon ndërmend të përkrah subjekte të cilat janë të rreshtuara te pushteti qendror, dhe as kandidatë të cilët në zgjedhjet e kaluara, votat i kanë fituar në retorikën kundër politikës, të cilën, në zgjedhjet presidenciale, dhe jo vetëm, e përkrahen pa-rezervë”, kumtuan nga kjo parti.

SHARE