Tavë me preshë, ullinj dhe ton peshku

Përbërësit: 2 preshë mesatarë ose 3 të vegjël, 1 konservë peshk ton, 200 ml kos i trashë tip grek ose krem fraiche, 3/4 kupë miell (90 g), 3 vezë, 1 dorë ullinj, 200 g djathë i bardhë, kripë dhe piper, një dorë fara kungulli (opsionale).

Përgatitja: Preshin e larë e presim në rrathë dhe më pas e kurdisim në tigan me pak vaj ullri dhe kripë, për afërsisht 5-7 minuta. Në një tavë shtrojmë preshin dhe sipër tij me rradhë peshkun ton, ullinjtë dhe djathin, Në një tas bashkojmë vezët me miellin dhe kosin ose kremin. I përziejmë sa të formohet një masë homogjene. E shtojmë masën sipër tavës në mënyrë të njëtrajtshme. E pjekim në temperaturë 200⁰C, për 20-25 minuta (në furrë të parangrohur). Sigurohemi të ketë marrë një ngjyrë të artë të bukur sipër. Jepini prekjen e fundit duke shtuar disa fara kungulli para se ta shërbeni.

SHARE