GJUROVIQ: KUVENDI VAZHDON TË PUNOJË ME KAPACITET TË PLOTË

Kuvendi mund ta kryejë funksionin e tij deri në zgjedhjen e thirrjes së re, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq, duke shpjeguar se Kushtetuta nuk parasheh asnjë kufizim në atë pjesë.

Kushtetuta, si akti më i lartë juridik, thotë kryetarja e Kuvendit, nuk parashikon kufizimet dhe detyrimet e Kuvendit në rast shpërbërjeje.

Praktika evropiane pohon dhe thotë se Kuvendi vazhdon të punojë me kapacitet të plotë deri në konstituimin e një thirrjeje të re.

“Dhe nga kjo anë nuk ka asnjë kufizim që Kuvendi t’i kryejë të gjitha detyrat deri në mbledhjen e re të Kuvendit, por rekomandohet që Kuvendi të sillet në mënyrë skrupuloze në pjesën që ai nuk duhet të miratojë ndonjë akt veçanërisht të rëndësishëm, le të themi se bëhet fjalë për miratimin e një buxheti të ri. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme duhet theksuar se Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve parasheh që mandati i deputetëve të zgjasë deri në konstituimin e Kuvendit në thirrjen e re”, thotë Gjuroviq.

SHARE