LËSHOHEN 150 VENDIME PËR KUNDËRVAJTJE NË VLERË PREJ 35.540 EURO

Drejtoria për Çështje të Inspektimit gjatë muajit ka lëshuar gjithsej 150 urdhëra kundërvajtës në vlerë prej 35.540 euro në veprime të vazhdueshme për kontrollin e konsumit të produkteve të duhanit, thuhet në njoftim. Sipas Drejtorisë për Çështje të Inspektimit, siç është paralajmëruar në muajin e kaluar, theksi është vënë në respektimin e Ligjit për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në të gjitha komunat e Malit të Zi, dhe subjekt i mbikëqyrjes kanë qenë objektet hoteliere dhe vendet e punës. Kur flasim për hapësirat e punës, siç shtohet në njoftim, me atë rast inspeksioni shëndetësor sanitar ka kontrolluar 233 objekte kur janë lëshuar 32 urdhëra kundërvajtës në vlerë të përgjithshme prej 4,010 euro. Drejtoria për Çështje të Inspektimit njofton se do të vazhdojë me veprimet edhe në periudhën në vijim.

SHARE