KURTI: NUK KA NJË MARRËVESHJE PARAPRAKE PËR MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE TË SERBISË NË KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka deklaruar se nuk është qeveria e Kosovës ajo që ka marr vendim për mos-mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në territorin e Kosovës, por, sipas tij, e vërteta është se nuk ka një marrëveshje paraprake që paraqet kushtin për mbajtjen e tyre. Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se Bashkimi Evropian (BE) nuk ka qenë e lumtur me faktin që ky nuk ka pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër-shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. “Marrëveshja duhet të kryhet ndërmjet letrave të Qeverisë së Serbisë me Qeverinë e Kosovës. Ne jemi instancat që jemi autoritetet e vendeve përkatëse dhe të cilat do të duhej të merreshin vesh në mënyrë që të zhvilloheshin ato zgjedhje. Kështu siç është, çështja ka marrë kahe tjetër. Ne kemi shprehur keqardhjen tonë por edhe më shumë se kaq nuk kam se çfarë të them”, theksoi Kurti.Kurti tha se nuk e di se sa do të ndikojnë në dialog ngjarjet rreth zgjedhjeve në Serbi, por Kosova, shtoi ai, është e gatshme të angazhohet kur të marrë ftesë për një raund të ri të bisedimeve në Bruksel. Duke folur rreth protestave të thirrura nga serbët në veri të Kosovës, Kurti tha se ato nuk i kontribuojnë marrëdhënieve të mira midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u bëri thirrje atyre që t’u drejtohen institucioneve përkatëse për ta shfrytëzuar të drejtën e votës. “Unë nuk mendoj se duhen protestat janë të nevojshme për këtë çështje. Do t’i kuptoja plotësisht qytetarët serbë të Republikës së Kosovës nëse do të protestonin kundër korrupsionit, për çështje sociale, për arsim më të mirë dhe shëndetësi më të mirë, por, të hyhet në protesta për zgjedhjet e Serbisë, që të mbahen në objektet shkollore, nuk është e drejtë”, theksoi Kurti. Komuniteti ndërkombëtarë ka ftuar Qeverinë e Kosovës disa herë që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë.

SHARE