MALI I ZI NJË PARTNER I BESUESHËM I BASHKIMIT EVROPIAN

Mali i Zi ka pranuar metodologjinë e re në bashkimin me BE si një shenjë e angazhimit të plotë në rrugën evropiane, e cila do të na ndihmojë të përshpejtojmë procesin e negociatave, tha Ministri i Jashtëm të Malit të Zi Gjorgje Radulloviq në një takim me Përfaqësuesin Special të BE Mirosllav Lajçak. Radulloviq tha se Mali i Zi është një partner i besueshëm i BE-së dhe se rritja e mbështetjes për anëtarësimin në Bashkim, e cila arrin në më shumë se 80 përqind, është prova e besimit tonë të sinqertë në sistemin e vlerave që përfaqëson Bashkimi. Lajçak vuri në dukje se Mali i Zi është “një shembull i një qëndrimi të përgjegjshëm ndaj integrimit evropian dhe dialogut rajonal” dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë me zbatimin e suksesshëm të politikave me synimin për t’u bashkuar me BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ai vlerësoi angazhimin e plotë të Malit të Zi në rrugën Euro-Atlantike, duke deklaruar se aktivitetet e deritanishme në fushën e politikës së jashtme kanë provuar seriozitetin dhe përgjegjësinë në realizimin e përparësive kryesore.

SHARE