Nëpërmjet ftesës publike për mbështetjen e furnizimit të makinerive, fermerët malazezë kanë investuar 1.54 milion euro për furnizimin e makinerive dhe pajisjeve të ndryshme, nga të cilat gjysma e kësaj shumë është nga mbështetja e pa kthyeshme e ministrisë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë së MZ, Millutin Simoviq.
Simoviq, sot gjatë ditës së dytë të vizitës së punës në Plevla, i dorëzoi fermerëve nga kjo komunë zgjedhjen për ndarjen e mbështetjes për blerjen e makinerive.
Siç njoftohet nga Ministria e Bujqësisë, fjala është për mbështetje që është kryer nga Agrobuxheti për vitin 2018 përmes thirrjes publike e cila ka përfunduar kohët e fundit. “Rezultatet e kësaj thirrjeje u prezantuan në Plevla, pasiqë numri më i madh i aplikimeve të pranuara dhe miratuara, janë pikërisht nga Plevla e që numërojnë 98 nga 559 kërkesa të dorëzuara”, kumtuan nga ministria e bujqësisë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i bujqësisë së MZ, Millutin Simoviq tha se Qeveria i kushton më shumë vëmendje bujqësisë , prandaj për mbështetjen e këtij sektori përmes programit të ri MIDAS, u siguruan 30 milionë euro, kurse përmes programit IPARD në katër vitet e ardhshme do të investohen 87 milionë euro.