LULANAJ: E NEVOJSHME QË POPUJT PAKICË DHE KOMUNITETET E TJERA KOMBËTARE PAKICË TË MARRIN PJESË NË PROCESET VENDIMMARRËSE

“Për të pasur një shoqëri demokratike në kapacitetin e saj të plotë, është e nevojshme që popujt pakicë dhe komunitetet e tjera kombëtare pakicë të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse”, tha Fikret Lulanaj nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

Lulanaj përkujtoi se në Mal të Zi janë gjashtë këshilla nacionale, duke thënë se beson se ato duhet të jenë “qeveritë e popujve pakicë në Mal të Zi”.

Ai tha se pjesëmarrja apo përfaqësimi i pjesëtarëve të pakicave në jetën politike dhe publike të Malit të Zi bazohet në legjislacionin ekzistues.

„Neni 79 i Kushtetutës së Malit të Zi garanton përfaqësimin autentik të anëtarëve të pakicave në Parlamentin e Malit të Zi dhe kuvendet e vetëqeverisjes lokale ku pakicat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme ose më të madhe të popullsisë, ndërsa Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve përcakton më afër garancinë kushtetuese për kombet pakicë dhe komunitetet tjera kombëtare për përfaqësim autentik në Kuvendin e Malit të Zi,“ theksoi Lulanaj.  

Ai mori pjesë në konferencën “Si të arrihet pjesëmarrja efektive e popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në sistemin e vendimmarrjes?”, i cili u organizua nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), në kuadër të projektit “Kontributi në përfshirjen e pakicave në jetën politike të Malit të Zi”, dhe i cili u mbështet financiarisht nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.

SHARE