Popullsinë më të re në rajon ka Shqipëria me një moshë mesatare 38 vjeç dhe Mali i Zi me 39.4 vjeç.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, qytetarët më të vjetër në rajon janë nga Greqia dhe Kroacia, me një mesatare përkatësisht 46.1 dhe 45.4 vjeç.
Në Bullgari mosha mesatare është 45,1 vjeç, në Serbi 44,1 vjeç dhe në Maqedoninë e Veriut 41,1 vjeç.
Mosha mesatare e popullsisë së BE-së ishte 44.4 vjeç vitin e kaluar, që është një rritje prej 2.5 vjetësh në krahasim me vitin 2012, tha Eurostat.
Qiproja ka popullsinë më të re në BE me një mesatare prej 38 vjetësh, ndërsa Portugalia (46.8) dhe Italia (48) kanë popullsinë më të vjetër.
Në periudhën 2012-2022, mosha mesatare e popullsisë u rrit në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Suedisë, ku u ul nga 40.8 në 40.7 vjeç.