Enis Bytyqi dhe Gesko vijnë me këngën e re “Vaj”

Artistët e njohur të skenës shqiptare, Enis Bytyqi dhe Gesko, janë bërë bashkë për herë të parë në një bashkëpunim.

Ata kanë publikuar këngën e re “Vaj”, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe vija melodike është bërë nga vet këngëtarët me producim po ashtu të Geskos.

Ky projekt tani ndodhet në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga fansat e dyshes.

Pak pas lansimit të këtij projekti, reagimet ishin të shumta në rrjete sociale dhe kryesisht pozitive.

Përkundër zhanreve të ndryshme, të njëjtit janë përshtatur mjaft shumë për këtë duet.

Enisi dhe Gekso veç kësaj kanë qenë të angazhuar edhe në projekte solo, që do të vijnë së shpejti. /Telegrafi/

SHARE