PARALAJMËROHEN PROTESTA NË KOSOVË / NË PRITJE TË LIGJIT TË PAGAVE, NË MARS DALIN MJEKËT DHE MËSUESIT

Ngecja në hartimin e Ligjit të Pagave do të nxjerrë në protesta punëtorët e sektorit publik. Më një mars, infermierët e spitaleve në Kosovë do të marshojnë në shenjë të mosplotësimit të kërkesave të tyre. Marsi do të gjejë në protestë edhe punëtorët e arsimit, në rast se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës nuk procedon tutje me projektligjin. Ymeri thotë se do të kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratim të projektligjit. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës ka njoftuar se ende po punohet në këtë projektligj e në mars pritet të shkojë në Kuvend.

SHARE