FD-ja DO TË BLLOKOJË NESËR 17 RRUGË NË MAL TË ZI

Njëri nga liderët e FD-së, Andrija Mandiq, ka bërë të ditur se aksioni i asaj aleance politike të quajtur “Bllokada kundër tradhtisë” do të nisë nesër në orën 18:30, që do të thotë bllokimi i 17 postblloqeve jashtë qendrave të qytetit në Mal të Zi. Do të jetë, siç tha ai, një paralajmërim për të mos rënë dakord me mashtrimin, tradhtinë dhe rishkrimin e vullnetit elektoral të qytetarëve. Mandiq tha në konferencën për shtyp se 10.565 persona dhanë numrat e tyre të telefonit dhe se ishin të gatshëm të dilnin në ato 17 postblloqe dhe të qëndronin për një orë e gjysmë, siç thanë ata, për të mos lejuar që vullneti elektoral të ndryshoj. Ai thotë se qytetarët do të mund të udhëtojnë dhe të funksionojnë lirshëm në të gjitha qytetet e Malit të Zi, por do të ketë bllokim të qarkullimit ndërqytetar, për çka u kanë kërkuar falje qytetarëve: “Të dinë se në atë kohë duhet të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të kenë probleme në ndalimin e trafikut”. Pikat ku do të bllokojnë qarkullimin do të dihen nesër, thotë Mandiq, duke thënë se bëhet fjalë për një “veprim paralajmërues”.

SHARE