Foto: CdM
Kryetari i komunës së Podgoricës, Sasha Mujoviq, ka theksuar se ndryshimi i lokacionit dhe ndalimi i punimeve në impiantin e pastrimit të ujërave të zeza nuk janë opsione.
Mujoviq ka shtuar se është i gatshëm për bisedime me Qeverinë vetëm për qëllim të sigurimit të garancive shtesë dhe mbështetjes për komunitetin lokal.
“Bisedat me Asanoviqin dhe përfaqësuesit e komunës së Zetës kanë qenë korrekte. Unë i qendroj besnik qëndrimit tim se ndryshimi i lokacionit dhe ndalimi i punimeve nuk mund të ndodhë,” tha ai për CdM.
Përfaqësuesit e Zetës kanë propozuar një takim me Qeverinë dhe kryeministrin Millojko Spajiq. Mujoviq ka sqaruar se mbështet një takim të tillë, por vetëm në kuadër të dhënies së garancive shtesë dhe, eventualisht, për kërkesa shtesë për ndihmë të komunitetit lokal, përkatësisht për Botunin ose Zetës.
Kryetari i Komunës së Zetës, Mihaillo Asanoviq, tha se komuna e Zetës është e gatshme të marrë pjesë në financimin nëse ndalet ndërtimi i impiantit në Botun. Ai gjithashtu shtoi se presin një thirrje nga Qeveria për të nisur negociatat mbi kërkesat e tyre.









