QEVERIA MIRATON LIGJIN PËR QASJE TË LIRË NË INFORMACION

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi, në seancën e 65-të të mbajtur sot, të kryesuar nga zëvendëskryeministri për Siguri, Mbrojtje, Luftë Kundër Krimit dhe Politikë të Brendshme, Alleksa Beçiq, ka miratuar Ligjin për Qasje të Lirë në Informacion.

Me ndryshimin e kuadrit ligjor ekzistues, do të krijohen kushtet që e drejta për akses të lirë në informacion të ushtrohet brenda një modeli sistematik modern.

Siç thonë ata në deklaratë, ky model bazohet në premisën që qytetarët i realizojnë interesat e tyre në marrëdhënie bashkëpunimi, me njëri-tjetrin dhe me organet qeveritare, të cilat veprojnë si një “sistem i hapur” – në komunikim me qytetarët e tyre.

Siç u theksua në seancë, ushtrimi dhe mbrojtja e së drejtës për qasje në informacion përballet me sfida të caktuara që ndikojnë negativisht në efikasitetin e punës së autoriteteve, në ushtrimin e të drejtave, dhe rrjedhimisht në transparencën e punës së autoriteteve, prandaj pritet që ky ligj të kontribuojë në ushtrimin sa më efektiv të së drejtës për akses të lirë në informacion dhe në krijimin e mekanizmave të nevojshëm, në mënyrë që të kapërcehen të gjitha problemet e evidentuara në zbatimin e këtij ligji.

“Në këtë mënyrë do të krijohen kushtet e nevojshme që e drejta për akses të lirë në informacion të ushtrohet edhe më me efikasitet dhe efektivitet, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin më të shpejtë të demokracisë dhe sistemit demokratik”, thekson Qeveria.

SHARE