VRAU 10 PERSONA, GJENDET I VETËVRARË I DYSHUARI I SULMIT NË LOS ANGELES

Është gjetur i vetëvrarë personi i armatosur që hapi zjarr në një klub vallëzimi në Los Angeles, duke i marrë jetën 10 vetëve. Zyrtarë të policisë e identifikuan agresorin si Huu Can Tran, 72 vjeç, dhe thanë se për ngjarjen e rëndë, nuk kanë të dyshuar të tjerë. Deri tani, motivi i sulmit nuk është zbardhur ende.“I dyshuari ka ndërruar jetë nga një plagë e vetëshkaktuar. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Hetimi mbi këtë episod të dhunshëm, po vazhdon.”-thanë zyrtarët. Huu Can Tran u gjet i vetëvrarë në furgonin e vet, të cilin e kishte përdorur për t`u larguar nga vendngjarja qytetarët penguan përpjekjen e tij për një sulm të dytë, duke i hequr armën nga dora. Ligjvënësja Judy Chu ngriti pyetje nëse autori i sulmit kishte sëmundje mendore, nëse ishte ishte autor i dhunës në familje, si i kishte siguruar armët dhe a kishte ndodhur kjo në rrugë ligjore apo jo. Sulmit ndodhi në mesin e kremtimeve të Vitit të Ri Hënor në komunitetin kryesisht aziatik amerikan të Monterey Park. 72-vjeçari kishte tentuar pa sukses të kryente dhe një sulm të dytë në një sallë tjetër vallëzimi. Nga 10 viktimat e tij, pesë ishin burra e pesë gra, ndërsa 10 persona të tjerë mbetën të plagosur.

SHARE