MINISTRI I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT, VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Ai është takuar me Kryeministrin Zdravko Krivokapiq, Presidentin Millo Gjukanoviq, Zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq, Kryetarin e Parlamentit Aleksa Beçiq si dhe homologun e tij Gjorgje Radulloviq. Nga Qeveria njoftuan se Krivokapiq e informoi Osmanin për situatën politike dhe ekonomike në Mal të Zi. Poashtu theksohet se Krivokapiq dhe Osmani njohën bujqësinë, tregtinë, arsimin, kulturën dhe sportet si fusha në të cilat ata mund të përmirësojnë bashkëpunimin, dhe se Mali i Zi ka interes, kapacitet dhe dëshirë për ta bërë ofertën turistike edhe më tërheqëse për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndajnë probleme të ngjashme të brendshme, dhe të njëjtat qëllime të politikës së jashtme, dhe ata mund të mësojnë nga njëri-tjetri duke shkëmbyer përvoja,” u theksua gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani me Zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq në Villa Gorica. “Gjithmon është bukur të jesh në mesin e miqve3, në vizitë të vendit mik, ndërkaq MV dhe MZ janë shembull i mirë për këtë. Vizitën e sotme në MZ e vlerësoj të rëndësishme, si për raportet tona dypalëshe, për të cilat mendoj se janë të shkëlqyera, ashtu edhe për tërë rajonin, i cili është ende i ngarkuar me sfida serioze, veçanërisht për të ardhmen e tij evropiane,” theksoi Osmani.

SHARE