NË TUZ U MBAJT PUNËTORIA PËR MIRËMBAJTJEN E DUHUR TË PAJISJEVE PËR APLIKIMIN E PESTICIDEVE

Administrata për Siguri Ushqimore, Veterina dhe Çështje Fitosanitare, në bashkëpunim me institucionin e autorizuar IPC “Tehnopolis” SHPK Nikshiq, organizoi punëtorinë “Udhëzimet themelore për mirëmbajtjen e pajisjeve për aplikimin e pesticideve” në hapësirat e Komunës së Tuzit.

Me qëllim të zbatimit të Programit të Masave Fitosanitare për vitin 2023, si dhe aktiviteteve në kuadër të Planit Kombëtar për Përdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve, punëtoria u drejtua nga Masteri i Bujqësisë dhe Perimeve, z. Ballsha Bajagiq.

Përmes një bisede me prodhuesit bujqësorë, Bajagiq theksoi rëndësinë e përdorimit të duhur të produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe përfitimet e mirëmbajtjes së rregullt.

Ai theksoi konsumin optimal të preparateve si çelës për arritjen e potencialit të plotë në trajtimin e të korrave.

Të rikujtojmë prodhuesit bujqësorë se janë të obliguar që pajisjet për aplikimin e pesticideve t’i mbajnë në gjendje të duhur.

SHARE