Mbahet seanca e 22-të e Këshillit për Konkurrueshmëri, e para në mbledhjen e re të Qeverisë së Malit të Zi, të cilën e drejtoi zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.
Seanca u shënua nga një dialog konstruktiv me theks të veçantë në temën “barrierat kryesore në biznes dhe propozimet për eliminim”, në kuadër të të cilit u prezantuan 6 materiale (tre materiale u përgatitën nga shoqatat e biznesit):
- Informacion për gjendjen e hartimit të Projektligjit për shoqëritë tregtare;
- Lista e barrierave ligjore dhe institucionale me të cilat përballet komuniteti i biznesit në të bërit biznes;
- Raporti “Mjedisi nxitës për ndërmarrjet e qëndrueshme në Mal të Zi: Analizë e gjendjes dhe perspektivat e progresit”;
- Rregullimi dhe praktika tatimore: paqartësia e kuadrit ligjor të rregulloreve tatimore dhe nevoja për të përmirësuar praktikën tatimore;
- Transformimi digjital në shërbime më të mira për qytetarët dhe ekonominë përmes projektit COVID 19;
- Hulumtimi mbi shkallën e besimit në sistemin e prokurimit publik në Mal të Zi;
Rëndësia e përmirësimit të dialogut ndërmjet partneritetit publik-privat u theksua disa herë gjatë vetë seancës së Këshillit, veçanërisht nga shoqatat e biznesit.
Në veçanti u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet sektorit publik dhe privat me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të mjedisit të biznesit dhe rritjes më të shpejtë ekonomike të vendit.
“Promovimi i mëtejmë i dialogut ndërmjet sektorit privat dhe atij publik me qëllim të krijimit të ambientit stimulues të biznesit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve është interes i përbashkët i të gjithë anëtarëve të Këshillit,” u konkludua në seancën e Këshillit.