“KRISHTLINDJET MË TË FTOHTA NË DEKADA”, MOTI POLAR ‘MBËRTHEN’ SHBA-në

Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë, mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit, thonë sinoptikanët. Moti i ftohtë që filloi në Paqësorin Veriperëndimor të martën, përpara se të shpërthejë në lindje – do të bëhet një “ciklon bombë” deri të premten. Më shumë se 90 milionë njerëz tani janë nën alarmet për një stuhi dimri në 37 shtete. I quajtur Ëinter Storm Elliot nga Ëeather Channel, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta që nga 1980, sipas parashikimeve të cituara nga mediat amerikane. Edhe Florida, parashikohet të shohë Krishtlindjet e saj më të ftohta në 30 vjet. Sinoptikanët e kanë quajtur këtë një ngjarje të motit dimëror që ndodh një herë në gjeneratë, veçanërisht pasi stuhia të arrijë në ekuivalentin e një uragani të kategorisë 3, për tu shëndërruarr në një ciklon bombë., një term që i jepet një stuhie që intensifikohet me shpejtësi. Ndërkohë në pritje të asaj që do të jetë një javë makthi me udhëtimit, dhjetëra aeroporte në të gjithë vendin kanë paraljmëruar për shtyrje udhëtimes, sepse përveç rrugëve që mbulon borën, shikueshmëria e ulët mund të bëjë udhëtimin ajror të rrezikshëm. Nga ana tjetër autoritet kanë paraljmëruar qytetarët që ata të shmangin daljet e panevojshme, pasi i ftohti polar përbën rrezik për jetët e tyre.

SHARE